Rreth projektit

Kuzhina tradicionale e paraqitur si ofertë turistike është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondeve IPA Cross-Border Montenegro - Albania 2014-2020. 

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është rritja e konkurrencës së sektorit të turizmit nga rritja e vlerës ekonomike e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ndërsa objektivi specifik është përfshirja e gastronomisë lokale e zonës ndërkufitare në ofertën e përgjithshme turistike. Qëllimi është për të përfshirë trashëgiminë kulturore lokale në ofertën e përgjithshme të turizmit, dhe t'u ofrojë vizitorëve një pasqyrim të traditës lokale përmes gastronomisë lokale.

Ky synim do të arrihet përmes aktiviteteve të grupuara për të arritur këto tri rezultateve:

Rezultati 1: Receta tradicionale lokale të përfshira në ofertën e turizmit lokal - aktivitetet e këtij rezultati janë përqendruar në hulumtimin e duhur të gatimeve të vjetra tradicionale autentike për rajonin dhe ruajtjen dhe shfrytëzimin e tyre në restorantet lokale dhe familjet rurale që ofrojnë shërbime turistike. Qëllimi është për të ‘rigjallëruar’ disa nga gatimet e harruara dhe për të trajnuar kuzhinierë lokalë në përgatitjen e tyre, në mënyrë që këto gatime të gjejnë ‘vendin e tyre’ në menutë e hoteleve dhe restoranteve lokale.

Rezultati 2: Rrugët tematike, gastronomike të krijuara. Aktivitetet në këtë grup kryesisht janë rreth konceptit të krijimit të produkteve të turizmit që fokusohen në gastronomi. Këto aktivitete targetojnë familjet lokale dhe rurale që prodhojnë produkte specifike tradicionale ose përgatisin gatimet tradicionale, kushtet e të cilave për ofrimin e shërbimeve do të përmirësohen përmes caktimit të ‘zonave të shijes’. 

Rezultati 3: Oferta lokale e gastronomisë e promovuar dhe marketuar. Promovimi i gastronomisë lokale aktualisht nuk është bërë në zonën e targetuar, pasi oferta e gastronomisë nuk është e integruar siç duhet në ofertën e turizmit. Për të siguruar që aktivitetet e projektit janë të qëndrueshme, do të jetë e nevojshme të zhvillohet një fushatë e gjerë promovuese. Qëllimi është të zhvillohen video promovuese të dedikuara për kuzhinën lokale dhe itineraret e gastronomisë, të organizohet një udhëtim për gazetarë të veçantë ndërkombëtarë të specializuar në ofertën gastro, të organizohet një panair gastro në rajonin e synuar dhe të paraqitet oferta gastronomike lokale në panaire ndërkombëtare të turizmit.