Gastronomia e Pukës

Prodhimet e freskëta, gatimet e shëndetshme, kultura, zakonet, tradita dhe bukuritë natyrore, të gjitha janë pjesë e ofertës turistike që Puka ka për t’i ofruar vizitorëve. Për eksploruesin që dëshiron t’i zbulojë të gjitha, kjo broshurë është si një hartë thesari, faqet e të cilit janë plot me “xhevahire”. Disa nga këto “xhevahire” janë pjesë e një thesari të madh rajonal kulturor dhe historik dhe origjinaliteti i prodhimeve të kësaj broshure qëndron tek veçoritë dhe specifikat lokale që i ka dhënë krahina, fshati madje edhe vetë “oxhaku”. Ato janë rezultat e drejtpërdrejta të aftësive prodhuese e transformuese të popullsisë vendase dhe shkëmbimeve ekonomike e kulturore me pjesën tjetër të njerëzimit.

Ne dëshirojmë që ju të shijoni çdo aspekt të këtij thesari, çdo prodhim bujqësor apo blegtoral, çdo recetë tradicionale. Sa më shumë të shfletoni, aq më shumë do habiteni me pasuritë njerëzore e natyrale të këtyre krahinave me tradita të lashta.

Receta të Pukës